Sport

Kualifikimi në Euro24, Duka shpërthen në lot: Edicion fantastik, çunat dhanë maksimumin

Ndërkohë që në intervistë është shprehur se ka besim se djemtë do bëjnë më mirë se në Francë 2024.

17 Nëntor 2023, 20:54 Nga I.A
Kualifikimi në Euro24, Duka shpërthen në lot: Edicion fantastik,
Armand Duka

MOLDAVI- Presidenti i FSHF-së Armand Duka nuk e ka fshehur dot gëzimin për kualifikimin e kombëtares në Euro2024. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Moldavisë, Duka ka shpërthyer në lot. Ndërkohë që në intervistë është shprehur se ka besim se djemtë do bëjnë më mirë se në Francë 2024.

Pjesë nga Intervista:

Si ndiheni pas kualifikimit?

Ishte fundi i një cikli shumë të bukur, një edicioni fantastik, ku çunat dhanë maksimumin. Kanë shumë cilësi, përveç shpirtit dhe dashurisë për fanellën. Falënderoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinhon, stafin dhe tifozerinë e mrekullueshme në të gjithë rrugëtimin.

Lot gëzimi, të një populli që feston…

Jam shumë i bindur që të gjithë po festojnë, dikush duke brohoritur e dikush me lot. Ua dedikojmë suksesin atyre çunave fantastikë, që janë të gjithë të mrekullueshëm dhe me dëshirë të madhe për fanellën. Falënderoj të gjithë, edh mediat që na kanë qëndruar pranë në këtë rrugëtim

Tani do të përpiqemi të fitojmë edhe Europianin…

Është hera e dytë në Europian dhe do të provojmë të bëjmë më mirë se herën e parë. Atje ka shumë kualitet dhe është më e vështirë, por shpresoj të bëjmë sa më mirë.

armand duka shqiperia ne euro2024

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2023, 19:47 I.A

Në minutat e fundit, barazon Moldavia

lojtaret MOLDAVI- Moldavia ka arritur që të barazojë kombëtaren shqiptare në minutat e fundit të ndeshjes. Vendasit kan&...