Aktualitet

VIDEO/ Shqiptari kapet brenda FERMËS së madhe të kanabisit në Spanjë, sekuestrohen 1762 rrënjë

Policia spanjolle ka gjetur një makro-plantacion të brendshëm të marihuanës në një fermë të braktisur, të vendosur në komunën Caspolino.

17 Nëntor 2023, 18:25 Nga h.k
VIDEO/ Shqiptari kapet brenda FERMËS së madhe të kanabisit
Ferma e kanabisit

SPANJË-Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi është kapur brenda një ferme kanabisi dhe është dërguar në burg, ndonëse hetimet vazhdojnë për të kërkuar persona të tjerë të përfshirë. Policia spanjolle ka gjetur një makro-plantacion të brendshëm të marihuanës në një fermë të braktisur, të vendosur në komunën Caspolino. Brenda fermës janë kapur 1762 rrënjë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes dhe 60 kg fara kanabisi brenda një arke që supozohet se është menduar për prodhimin e hashashit të cilësisë së lartë duke përdorur procesin ICE-O-LATO, thuhet në media.

Më datë 14 nëntor, gjatë një kontrolli në afërsi të vendit në fjalë, agjentët vëzhguan se si magazinat që përbënin operacionin bujqësor ishin në gjendje të braktisur, me një rrjetë hije jashtë ku do të rriteshin bimët e marijuanës . Me verifikimin se të gjitha dyert e magazinës ishin të hapura dhe nuk ndodhej njeri në ambiente, filloi verifikimi i ambienteve të brendshme për të përjashtuar çdo lloj aktiviteti të paligjshëm.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua se brenda magazinës ishin ndërtuar dhoma të ndryshme me fletë termoizoluese dhe se ato ishin të destinuara për kultivimin e marijuanës. Dy prej këtyre dhomave u gjetën me një numër të madh bimësh kanabisi, të ndara sipas fazave të rritjes dhe që kishin gjithçka të nevojshme për kultivimin e tyre.

Në atë moment ata gjetën në flagrancë një burrë që po kryente punë mirëmbajtjeje në plantacion për këtë arsye ai u ndalua menjëherë dhe në atë moment u vërtetua se nuk kishte njeri tjetër në ambiente.

shqip

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2023, 16:33 I.A

Më shumë vajza e gra në STEM!

Foto nga takimi Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klim&eu...