Aktualitet

Apeli lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Presidentin e Urdhrit të Stomatologut: Punësoi të fejuarat e djemëve

Ndaj Dedës, rëndojnë akuza për abuzime të shumta financiare, shkarkim të padrejtë të një punonjësi dhe punësimin e të fejuarave të djemve të tij në institucionin që drejtonte.

17 Nëntor 2023, 17:21 Nga I.A
Apeli lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për
Nikoll Deda

TIRANË- Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka rrwzuar ditwn e sotme kërkesën e presidentit të urdhrit të stomatologëve Nikoll Deda për heqjen e masës së pezullimit nga detyra, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ndaj Dedës, rëndojnë akuza për abuzime të shumta financiare, shkarkim të padrejtë të një punonjësi dhe punësimin e të fejuarave të djemve të tij në institucionin që drejtonte.

Pavarësisht se ndodhej në një proces gjyqësor i akuzuar për pengim të ekzekutimit të vendimeve në një tjetër procedim penal, Deda vijonte të ndërmerrte veprime aktive duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

"Nga hetimet rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij, shtetasi N.D. ka krijuar një ‘klimë posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni. Për më tepër, punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, janë thjesht tregues i personalizimit të ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

nikoll deda

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2023, 16:33 I.A

Më shumë vajza e gra në STEM!

Foto nga takimi Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klim&eu...