Sport

Kapiteni Gundogan bën zgjedhjet: “Franca, Anglia, Portugalia, por edhe Gjermania dhe Spanja janë ndër favoritët në Euro 2024”...

“Përveç Gjermanisë, skuadra që unë mbështes është padyshim Turqia. Shpresoj se nuk do të jemi në të njëjtin grup me Turqinë në “Euro 2024”.

17 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Kapiteni Gundogan bën zgjedhjet: “Franca, Anglia, Portugalia, por

GJERMANI - Dy ditë para ndeshjes kundër Turqisë, mesfushori dhe kapiteni i Gjermanisë, Ilkay Gundogan, me origjinë të qartë turke, shpalli favoritët e tij për “Euro 2024”, i cili do të luhet në tokën e Gjermanisë:

“Ndër skuadrat që unë i konsideroj të preferuarat e mia, është Franca. Skuadra franceze është vërtet e frikshme. Ka 2-3 lojtarë të klasit botëror në çdo pozicion. Pas kësaj Anglia, pra e njejta gjë. Ata luajnë futboll të shkëlqyer, mendoj se do të mbërrijnë shumë të përgatitur. Pas tyre Portugalia, por këtu jemi edhe ne dhe Spanja.

Shpresoj që edhe Turqia të jetë atje. Do të isha i lumtur. Përveç Gjermanisë, skuadra që unë mbështes është padyshim Turqia. Shpresoj se nuk do të jemi në të njëjtin grup me Turqinë në “Euro 2024”. Nuk e di nëse do të jetë e mundur”, tha ai për AA Spor.

Cila do të ishte finalja e ëndrrave tuaja në “Euro 2024”?

"Finalja ime e ëndrrave është e qartë Gjermani-Turqi. Ndeshja aktuale është një miqësore, e cila është padyshim e rëndësishme. Sidomos sepse ka shumë turq në Gjermani. Rezultati ka pak rëndësi, por padyshim nëse do të ishte një finale në Kampionatin Evropian do të ishte një situatë krejtësisht e ndryshme. Për mua do të ishte shumë e vështirë, edhe më e vështirë, edhe më e çuditshme."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll