Sport

“Euro 2024”/ Spanja e rinovuar, shumë e fortë për Qipron, tris golash për 28 minuta…

Spanja fitoi në Qipro 1-3 dhe, pas barazimit të Skocisë në Gjeorgji, i duhet vetëm një barazim për të siguruar vendin e pare në grupin “A”

16 Nëntor 2023, 20:47 Nga DOSJA

“Euro 2024”/ Spanja e rinovuar, shumë e fortë për

SPANJE - Spanja ruan dinamikën e saj të fitoreve, pas një shëtitjeje ndaj Qipros, rivalit më të dobët në grup, i cili u mposht që në fillim, në një ndeshje, fati i të cilës u vendos në gjysmë ore. Një fitore që i shtohet barazimit të Skocisë ndaj Gjeorgjisë, e lë “La Rojan” vetëm një pikë larg përfundimit të fazës kualifikuese si kryesuese e grupit.

Me shumë fytyra të reja dhe pa u ngarkuar, skuadra e Luis De la Fuente fitoi 3-1, ku Yamal (5’), Oyarthambal (22’) dhe Joselu (28’) ishin autorët e golave të fitores së spanjolëve.

“Euro 2024”/ Spanja e rinovuar, shumë e fortë për

Për qipriotët shënoi Peleas (75’), duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes në Limasol ndaj Qipros së zhgënjyer dhe zhgënjyese, e cila ka qenë edhe mbrojtja e eliminatoreve, duke kaluar edhe... San Marino (28 kundër 26 gola të pësuar)!

Nëse lajmi i mirë për spanjolët ishte goli i shënuar që në fillim nga talenti Lamar Yamal,  lajmi i keq i pjesës së parë ishte lëndimi i Mikel Oyarzabal pesë minuta para pjesës së parë. Pas pushimit, La Roja e uli ritmin, ku qipriotët arritën të shënonin golin e ngushëllimit, duke ngushtuar shifrat në 1-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll