Sport

Kupës së Botës 2026/ Bien ‘big'-ët: Argjentina pëson humbjen e parë në shtëpi nga Uruguaji, Kolumbia mposht Brazilin…(video)

Rezultate surprizë! Njihuni me renditja dhe rezultatet e ditës së pestë të kualifikimeve në Amerikën e Jugut

17 Nëntor 2023, 07:00 Nga DOSJA

Kupës së Botës 2026/ Bien ‘big'-ët: Argjentina

AMERIKA JUGORE - Këtë të enjte duke gdhirë e premte, janë luajtur ndeshjet e pesta të kualifikueseve për Botërorin 2026, të cilat do të zhvillohen në Kanada, SHBA dhe Meksikë. 

Dita nisi me ndeshjen mes Bolivisë dhe Perusë. Dy skuadrat e fundit në tabelën kualifikuese, u takuan në La Paz dhe dueli u mbyll me një fitore të madhe të vendasve (2-0). Bolivianët përjetuan edhe lamtumirën e Marcelo Moreno Martins, i cili luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren. Vaca shënoi një dopiedë (20' dhe 87')

Më pas ishte radha e duelit mes Ekuadorit dhe Venezuelës. Vendasit mbajtën barazimin (0-0), i cili u lejon atyre të ruajnë vendin e katërt në renditje, pas pesë raundeve të para. Ndërkohë Ekuadori mbetet në vendin e gjashtë.

Natën mbërriti momenti i pritur, Kolumbia kundër Brazilit. Kolumbia ka arritur një fitore historike 2-1, duke marrë fitoren e parë ndaj Brazilit në kualifikuese. Luis Díaz i Liverpoolit, u shfaq si heroi i vërtetë pas disa javësh të vështira, në të cilat ai përjetoi rrëmbimin dhe lirimin e mëvonshëm të babait të tij. Futbollisti nga Barranquilla i shënoi të dy golat e ndeshjes (75' dhe 79'). Për Brazilin shènoi Martinelli (4')

Kupës së Botës 2026/ Bien ‘big'-ët: Argjentina

Në të njëjtën kohë do të luhej edhe ndeshja klasike e Río de la Plata mes Argjentinës dhe Uruguait (0-2).  Kampionët e botës pësuan humbjen e parë në eliminatore dhe në mënyrë totalisht të papritur. Skuadra e Bielsës bëri një lojë të shkëlqyer në “Bombonera”, në të cilën Araújo (41') dhe Darwin Núñez (87') ishin autorët e golave.

Kapiteni i "Albicelestëve" Leo Messi nuk mundi të bënte asgjë kundër uruguajanëve që e kontrollonin rreptë në çdo cep të fushës. 

Ditën e mbylli dueli mes Kilit dhe Paraguajit (0-0), i cili përfundoi në një barazim pa gola që do të thoshte pak për vendasit dhe shumë më tepër për mysafirët.

Ja rezultatet dhe renditja pas ndeshjeve së ditës së pestë të kualifikueseve:

Kupës së Botës 2026/ Bien ‘big'-ët: Argjentina

Kupa e Botës 2026 që do të zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë, do të ketë një ndryshim të dukshëm në format. FIFA miratoi modelin që do të rrisë kuotat e çdo konfederate. Për herë të parë në histori do të marrin pjesë 48 ekipe në total.

Prandaj, do të ketë një numër më të madh përfaqësuesish në çdo rajon. Në rastin e Conmebol, do të shtojë dy vende për këtë klasifikim. Me formatin e ri, 6 skuadra do të kualifikohen plus një shtesë tjetër që do të mund të hyjë nga “play off”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll