Sport

“Metropolitano” këndon kundër Gustavo Petros, vajza e tij 15-vjeçare largohet nga stadiumi! Presidenti: “Jeni frikacakë”…

Publiku protestoi ndaj presidentit të vendin përpara ndeshjes Kolumbia vs. Brazili

17 Nëntor 2023, 08:30 Nga DOSJA
“Metropolitano” këndon kundër Gustavo Petros, vajza e tij

KOLUMBI - Ndeshja e Kolumbisë kundër Brazilit e kapërceu politikën. Gustavo Petro ishte një protagonist, pa dashje në triumfin historik të kombëtares së ‘kafenjtë’. 

Vetëm pak minuta para ndeshjes, u dëgjua një thirrje unisonike kundër presidentit të vendit. “Jashtë Petro, jashtë Petro”, thërriste i gjithë “Mitropolitano” kundër presidentit të vendit. 

Momenti u bë viral në rrjetet sociale. Kritikët ishin të pafalshëm. Por situata do të përkeqësohej edhe për familjen e tij. Më të keqen e ka marrë vajza 15-vjeçare Antonella. Duke pasur parasysh sasinë e fërshëllimave dhe thirrjeve të përsëritura kundër babait të saj, ajo preferoi të largohej nga stadiumi .

Por presidenti i Kolumbisë nuk vonoi t'u përgjigjej kritikave dhe thirrjeve të “Mitropolitanos”. "Vajza ime 15-vjeçare duhej të largohej nga stadiumi i Barranquillas. Ata udhëhoqën thirrjen e opozitës kundër saj, një fëmije të mitur janë vetëm Frikacakë",- ka postuar Gustavo Petro në llogarinë e tij X.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll