Sport

Gjesti i turpshëm i Ugarte ndaj De Paul, Leo Messi i revoltuar: "Këta të rinj duhet të mësojnë të respektojnë të moshuarit"...

Lionel ishte i qartë për çfarë ndodhi në fund të përballjes kundër Uruguait

17 Nëntor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Gjesti i turpshëm i Ugarte ndaj De Paul, Leo Messi i revoltuar:

ARGJENTINE - Leo Messi foli në fushën e “La Bomboneras”, pas humbjes së kampionëve të botës ndaj Uruguajit, që nuk i kishte mundur argjentinasit në një dekadë. 

Numri '10' ishte i sinqertë dhe pranoi se Argjentina nuk ishte në lartësinë e detyrës dhe la një mesazh të ashpër për Ugarte, i cili i kushtoi një gjest shumë të shëmtuar Rodrigo de Paul.

"Ne nuk jemi ndjerë kurrë rehat. E dinim ndeshjen që do të kishim dhe se do të ishte e vështirë për ne të luanim,"- komentoi Lionel në barin e “La Bombonera”.

Të martën deri të mërkurën në agim, Argjentina viziton Brazilin dhe Leo është i qartë: “Duhet të ngrihemi, ndeshjet kundër Brazilit janë diçka tjetër”.

Messi foli edhe për sherrin që ndodhi në pjesën e parë dhe la këtë mesazh për Ugarten dhe disa nga uruguajanët: “Preferoj të mos them atë që mendoj, por këta të rinj duhet të mësojnë dhe t’i respektojnë të moshuarit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll