Sport

Kim Kardashian u frikësua kur pa Haaland në Romë, por ngatërroi Messin me Ronaldon

Amerikania tha se për djalin e saj Ronaldo është gjithçka dhe për këtë arsye ata janë tifozë të Inter Miami, ku luan Messi.

16 Nëntor 2023, 18:40 Nga DOSJA

Kim Kardashian u frikësua kur pa Haaland në Romë, por

SHBA - Kim Kardashian e quajti veten një "mama futbolli", e cila shikon shumë futboll në Evropë për shkak të fëmijëve të saj. 

Sezonin e kaluar ajo ishte në stadiumin e Arsenalit dhe në atë të Paris Saint-Germain. Në SHBA, nuk ka munguar në debutimin e Lionel Messit te Inter Miami dhe në përgjithësi ka filluar të njohë fytyra dhe gjëra për yjet e futbollit botëror. 

Influencuesja dhe modelja amerikane Kim Kardashian, së fundmi ka folur për takimin që ka pasur në Romë me Erling Haaland dhe... u tremb. Ajo e pa atë nga afër në një event të Dolce & Gabbana dhe i la shumë përshtypje norvegjezi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bleacher Report Football (@brfootball)

 

“Isha në Itali dhe pashë Erling Haalan. U ndjeva... në panik, e frikësuar, sepse e di që djali im do të ishte shumë i emocionuar, sepse e do futbollin. E thirra në FaceTime dhe i thashë: “Nuk e ke idenë se kë kam takuar”,- tha Kardashian. 

Më pas ajo foli për Inter Miamin, por ngatërroi Messin me Ronaldon: “Për djalin tim, Cristiano Ronaldo është gjithçka, ne jemi padyshim tifozë të Inter Miamit. Po, unë jam një nënë futbolli”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll