Sport

Ngacmonte seksualisht punonjëset, pezullohet për dy vjet ish-sulmuesi i njohur holandez...

Marc Overmars kishte qenë drejtor sportiv në klubin e “Harkëtarëve” të Amsterdamit për një dekadë para se të jepte dorëheqjen.

16 Nëntor 2023, 18:17 Nga DOSJA

Ngacmonte seksualisht punonjëset, pezullohet për dy vjet ish-sulmuesi

HOLANDE - Gjykata Sportive e Holandës mori vendimin këtë të enjte për të përjashtuar me dy vjet (njërin prej tyre me kusht) të Marc Overmars nga çdo rol në futboll. Arsyeja e këtij vendimi është sjellja e ish-sulmuesit holandez, i cili u dërgonte imazhe seksuale punonjëseve në kohën kur ishte drejtor sportiv tek Ajaxi.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “në shqyrtimin e sanksionit të duhur, komisioni disiplinor mori parasysh se çështja ishte shumë e publikuar, në dëm të të akuzuarit”,- ku theksohet gjithashtu se “sjellja e papërshtatshme” e Overmarsit zgjati shumë dhe kishte disa raste të identifikuara.

Holandezi dha dorëheqjen nga detyra në shkurt 2022 nga Ajaxi, por nënshkroi një muaj më vonë me Antwerpin, në Belgjikë. Ish-sulmuesi holandez ka fituar Championsin me Ajaxin gati tri dekada më parë, si dhe ka luajtur për Arsenalin dhe Barcelonën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll