Sport

Marcus Thuram: “I kam falur këpucët e Leo Messit një miku. Çdo ditë pendohem”...

Sulmuesi i Interit ka rrëfyer një episod kurioz me yllin argjentinas

16 Nëntor 2023, 16:15 Nga DOSJA
Marcus Thuram: “I kam falur këpucët e Leo Messit një miku.

ITALI - Marcus Thuram, sulmuesi i Interit, ka dhënë një intervistë për DAZN për të folur për momentin te Inter dhe karrierën e tij. 26-vjeçari francez përfundoi duke rrëfyer një episod kurioz me Leo Messin.

“Një ditë, kur isha 10 vjeç, shkova për të parë babanë tim (Lilian Thuran), i cili luante për Barcelonën, duke u stërvitur. Por unë nuk kisha këpucë me vete për të luajtur.

Messi ishte i ri. Pas stërvitjes, unë doja të dilja në fushë si fëmijët e tjerë, por nuk mundja pa këpucë”, ka thënë ai për DAZN, cituar nga “Gazetta dello Sport”.

Dhe ai vazhdoi: “Messi ishte ai, që për nga madhësia, kishte veshur këpucë “më të afërta” me të miat: Unë vishja madhësinë 38 dhe ai 40/41. Ai më dha të tijat, unë i vesha dhe më pas tha: 'Mbaji, mund t'i çosh në shtëpi'.

Kur isha 10 vjeç, nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur: e dija se ishte lojtar i Barcelonës, por nuk e kisha kuptuar ende madhësinë e tij. Të nesërmen, këpucët e Messi ia dhashë një mikun tim, pa u menduar shumë për këtë. Çdo ditë më vjen keq për atë që kam bërë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll