Sport

Skandal në Champions League për femra: Faulli jashtë zonës kthehet në penallti…

Gara e milionerëve për femra, ende nuk ka ndihmën e VAR-it. Gabimi ka ndodhur në Real Madrid-Chelsea

16 Nëntor 2023, 16:02 Nga DOSJA
Skandal në Champions League për femra: Faulli jashtë zonës

SPANJE - Në ndeshjen Real Madrid - Chelsea, në edicionin aktual të Champions League për femra, u shënua nga një episod i diskutueshme. 

Në minutën e 78-të, në kohën kur “blutë” e Londrës fitonin 2-1, gjyqtarja daneze Frida Klarlund akordoi një penallti të diskutueshme, pas një faulli të Fleming ndaj Athenea. 

Megjithatë, siç shihet edhe nga transmetimi televiziv i lojës, ndërhyrja e krahut të Chelseat ndaj sulmueses së Real Madridit ka ndodhur jashtë zonës së penalltisë dhe jo brenda. 

Një gabim i gjyqtareve, në një lojë pa ndihmën e VAR-it, që do të futet në Champions League për femra vetëm nga sezoni i ardhshëm, që përfundoi duke ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes (2-2).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll