Sport

“Klani” Thuram/ Khéphren mund të debutojë bashkë me vëllain Marcus, me Francën

Mesfushori 22-vjeçar, i cili luan për Nice, u thirr për të zëvendësuar Camavinga të dëmtuar; “Blutë” do të përballen me Gjibraltarin dhe Greqinë

16 Nëntor 2023, 16:39 Nga DOSJA
“Klani” Thuram/ Khéphren mund të debutojë

FRANCE - Didier Deschamps, trajneri i Francës, i ka telefonuar Khéphren Thuram për të plotësuar vendin bosh të lënë të hapur nga Camavinga, i cili u dëmtua gjatë stërvitjes të mërkurën.

Është një moment i veçantë për mesfushorin 22-vjeçar të Nices, i cili do të ketë shansin të debutojë bashkë me vëllain e tij Marcus Thuram, sulmuesin e Interit.

Franca do të përballet me Gjibraltarin dhe Greqinë, në ndeshjet e Grupit “F” të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024, me “blutë” që kryesojnë grupin me 18 pikë, të ndjekur nga Holanda (12), Greqia (12), Irlanda (6) dhe Gjibraltari (0). 

Kjo është linja e tretë e “klanit” Thuram që përfaqëson kombëtaren franceze, pasi babai i tyre, Lilian, fitoi Kupën e Botës 98 dhe Kampionatin Evropian 2000, ndërsa djali i tij i madh, Marcus, ka luajtur tashmë në Kampionatin Evropian 2021 dhe Kupa e Botës 2022 në Katar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll