Sport

Cerezo flet për João Félix: "Barcelona nëse e dëshiron atë, duhet të bëjë një ofertë”...

Presidenti i ‘bardhekuq’ i madrilèneëve është pyetur sërish për situatën e portugezit

16 Nëntor 2023, 15:25 Nga DOSJA
Cerezo flet për João Félix: "Barcelona nëse e

SPANJE - Enrique Cerezo foli sërish për João Félix. Presidenti i Atlético Madrid ka dhënë një intervistë fantastike për radion 'Cope', në të cilën është pyetur për situatën e portugezit në një kohë kur tashmë flitet për blerjen e tij përfundimtare nga Barcelona.  

"João Félix do të jetë një nga lojtarët më të mirë në Evropë. I uroj atij fat në Barcelonë. Nuk e di nëse ai do të kthehet në Atlético, nuk jam një fallxhor. Ajo që di është se, nëse Barcelona e dëshiron atë, do të duhet të bëjë një ofertë, nëse jo, ai do të duhet të vijë në Atlético sepse ai është lojtari ynë”,- ka thënë ai.

Ai vazhdoi: "Unë nuk e di pse ai nuk shkëlqeu te Atlético. Ju bleni një lojtar dhe ai, ose ka një sezon të mrekullueshëm, ose nuk e bën. Tani João Félix është te Barcelona. Dhe atje, me sa shoh, ai po luan shumë mirë”.

Enrique Cerezo u pyet gjithashtu nëse portugezi João Félix ishte një problem në dhomën e zhveshjes së Atleticos: "Unë nuk mendoj se ai kishte ndonjë problem me askënd. Unë kam qenë në dhomat e zhveshjes para dhe pas çdo ndeshje dhe nuk pashë kurrë ndonjë problem me të."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll