Politike

"Kryebashkiaku i "Bashkë Fitojmë" mbështeti Ramën për refugjatët"/ Berisha: Nuk pranova irakenët në Shqipëri

Ai tha se kur ishte kryeministër nuk pranoi ardhjen e irakenve në Shqipëri dhe nga ana tjetër theksoi se nuk mbështet protestat kundër refugjatëve, për shkak se partia që ai përfaqëson nuk ka lidhje me "ksenofobinë".

15 Nëntor 2023, 13:34 Nga h.k
"Kryebashkiaku i "Bashkë Fitojmë" mbështeti
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike është pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse është konsultuar, Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit me të në lidhje me letrën që i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama për mbështetjen e refugjatëve. Berisha nuk dha një përgjigje konkrete për konsultimin, por ai bëri të ditur qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e refugjatëve.

Ai tha se kur ishte kryeministër nuk pranoi ardhjen e irakenve në Shqipëri dhe nga ana tjetër theksoi se nuk mbështet protestat kundër refugjatëve, për shkak se partia që ai përfaqëson nuk ka lidhje me "ksenofobinë".

Gazetari: Dua një koment nga ju për letrën që Kryetari i Fushë-Arrëzit i ka dërguar Edi Ramës se ka kapacitet të mbaj refugjatët?

Berisha: Kam një qëndrim të njohur me këtë çështje. Kam kundërshtuar ardhjen e irakenve në Shqipëri. Unë në 1990 e kam patur angazhimin tim për të drejtat e njeriut. Sot më thonë që Gjykata e Anglisë e rrëzoi dërgimin e emigrantëve në Ruanda. Unë jam për kthimin e tyre nga kanë ardhur. Unë sjam për ndërhyrjen e tyre në një vend tjetër. Ne ja ku jemi, jemi mizerabël. Ne nuk respektojmë deputetët. Ka një vendim të Kushtetueses që shkelet më të dy këmbët. Tjetra jam kundër protestës ndaj refugjatëve sepse ne nuk jemi parti e ksenofobisë. Italia ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e Shqipërisë.   

Kujtojmë se ditën e djeshme është bërë e njohur letra e Kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzit Hil Curri i cili i drejtohet kryeministrit Edi Rama për të mikëpritur emigrantët në bashkinë që ai drejton. Në letrën drejtuar Ramës, ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, përfaqësuesit të UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kaëauchi, ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani, Curri shkruan se bashkia që ai drejton mbetet e përkushtuar në ndihmë të emigrantëve. Po ashtu, Curri i cili doli nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, shprehet se Bashkia e Fushë-Arrëzit do të vazhdojë trëditën e saj të mikëpritjes shqiptare.

sali berisha marreveshja per refugjatet

Sondazh

Poll