Aktualitet

Marrëdhënie seksuale kundrejt parave, 15-vjeçarja kallëzon nënën e saj: Më nxiti të shkoja me disa persona

Ishte vajza e saj 15 vjeçare ajo e cila bëri kallëzimin në polici. 

15 Nëntor 2023, 12:55 Nga A.B
Marrëdhënie seksuale kundrejt parave, 15-vjeçarja kallëzon
Foto ilustruese

SARANDË- Një 37-vjeçare është vënë në hetim nga Policia pasi akuzohet se ka nxitur të bijën që të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona, kundrejt parave. Ishte vajza e saj 15 vjeçare ajo e cila bëri kallëzimin në polici. 

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”.

sarande

Sondazh

Poll