Aktualitet

Pas kokës gjendet një trup i dekompozuar në Xarrë të Sarandës

Mbetjet kockore në proces dekompozimi, por që janë evidentuar inde, janë dërguar në laboratorin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.

15 Nëntor 2023, 12:08 Nga A.B
Pas kokës gjendet një trup i dekompozuar në Xarrë të
Grupi hetimor

SARANDË- Grupi hetimor i Policisë së Sarandës ka mundur të gjejë pjesët e tjera të trupit të groposur në fshatin Xarrë të Sarandës. Pas kokës që u gjet mbrëmjen e së martës, sot është gjetur edhe trupi i groposur disa metra më tutje në të njëjtin vend.

Mbetjet kockore në proces dekompozimi, por që janë evidentuar inde. Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë. 

Dyshohet se trupi është groposur gjatë muajve të fundit.

/Dosja.al

trup i dekompozuar ne xarre

Sondazh

Poll