Aktualitet

Dhuna ndaj fëmijës autik në Elbasan, zbulohen DETAJET e rënda, edukatorja nxiste fëmijët e tjerë kundër tij

Fëmijët e kopshtit në Elbasan pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5-vjeçarit autik, i cili herë-herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme.

15 Nëntor 2023, 11:51 Nga A.B
Dhuna ndaj fëmijës autik në Elbasan, zbulohen DETAJET e
Kopsht

ELBASAN-Detaje të reja janë zbuluar pas ngjarjes së rëndë të dhunës që është ushtruar ndaj një fëmije autik nga edukatorja. 

Fëmijët e kopshtit në Elbasan pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5-vjeçarit autik, i cili herë-herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme. Në datën 27 tetor (e premte) prindërit janë mbledhur nga drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit për të diskutuar rastin.

Të hënën, në datë 30 tetor ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur në kopsht. Më pas një grup pune i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në bashki, sektori i mbrojtjes se fëmijëve, përfaqësues të ZVA dhe përfaqësues të policisë është ngritur për të hetuar rastin.

Edukatorja vijon të jetë e pezulluar deri në sqarimin e situatës./Dosja.al

dhunohet femija autik ne kopsht elbasan

Sondazh

Poll