Aktualitet

"Ne fituam dhe e dhamë leksionin tonë"/ Studentët për vendimin e Kushtetueses: Presim seancën e rradhës në 21 Dhjetor

Studentja Dea Guri tha se protesta e arriti fitoren parë dhe se do të ndjekin çdo hap të çështjes.

15 Nëntor 2023, 12:08 Nga h.k
"Ne fituam dhe e dhamë leksionin tonë"/ Studentët
Studentja

TIRANË-Studentët e mjekësisë në një deklaratë për mediat kanë reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ata janë shprehur falenderues dhe besimplotë se drejtësia do të jap përgjigjen përfundimtare për anullimin e ligjit pas shqyrtimit të çështjes në themel.

Studentja Dea Guri tha se protesta e arriti fitoren parë dhe se do të ndjekin çdo hap të çështjes. Guri u shpreh se studentët janë kthyer në leksione dhe janë aty për të ndjekur mësimet me dinjitet për të qëndruar në këtë vend.

"Pranohet për herë të parë nga Gjykata Kushtetuese pezullimi ligjit. Jemi shpresëplotë që do të fitojmë. Lufta bëhet për të qendruar në këtë vend për dinjitet. Seanca e rradhës do të mbahet në 21 Dhjetor dhe ne do të jemi aty për të ndjekur çdo hap. Kemi gjetur mirëkuptimin nga të gjitha palët. Shpresojmë shumë që drejtësia të jap përgjigjen e merituar. Falenderojmë prindërit dhe të gjithë ata që na u bashkuan dhe ata që ishin skeptik. Ne tani ja besojmë Gjykatës Kushtetuse gjithë vijimin e çështjes dhe nga ana tjetër theksojmë se studentët e dhanë leksionin e tyre, edhe se ata gjithmonë fitojnë. Përsa i përket tarifës nuk ka më koment se është qartë duke qenë se ligji u pezullua."-tha studentja. 

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin detyrues për studentët e mjekësisë duke u shprehur se çështja do të trajtohet në themel. Vendimi ka ardhur pas padisë nga disa studentë dhe një grup i deputetëve të Partisë Demokratike. Ky ligj u miratua në seancën e fundit të sesionit të kaluar parlamentar, më 21 Korrik 2023, me 71 vota pro të mazhorancës dhe 23 kundër, teksa është kundërshtuar si nga opozita, por edhe nga vetë studentët, të cilët kanë dalë në protesta të shumta. Fillimin e vitit akademik studentët e bojkotuan për rreth një muaj për shkak të kundërshtisë ndaj këtij ligji, deri në momentin kur ranë në një marrëveshje me rektorin Arben Gjata. Ata u kthyen në auditore, pasi rekotori u premtoi pezullimin e vendimit deri në momentin kur të shprehej Kushtetuesja.

protesta e studenteve te mjekesise gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll