Sport

Jude Bellingham nuk do të shkelë në fushë ndaj Maltës dhe Maqedonisë së Veriut...

Mesfushori do të kthehet në Madrid për të vazhduar fazën e rikuperimit

15 Nëntor 2023, 11:30 Nga DOSJA
Jude Bellingham nuk do të shkelë në fushë ndaj Maltës

ANGLI - I pa rikuperuar mjaftueshëm nga dëmtimi i shpatullës së djathtë, pësuar te Real Madridi, Jude Bellingham nuk do të luajë në ndeshjet kualifikuese të Anglisë për “Euro 2024” kundër Maltës (e premte, 20:45) dhe Maqedonisë së Veriut (e hënë, 20:45).

Mesfushori, i cili mungoi edhe në fitoren 5-1 të Real Madrid ndaj Valencias të shtunën mbrëma, nuk është rikuperuar mjaftueshëm nga dëmtimi.

Pas ekzaminimit nga stafi mjekësor i Anglisë, Bellingham, ashtu si Levi Colwill i Chelseat, i cili pësoi të njëjtin dëmtim, do të kthehen në klubin e tyre për të vazhduar rikuperimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll