Sport

Nuk u mendua fare, Rooney zgjedh figurat më të rëndësishme te Man.United...

Ish-sulmuesi i shquar i klubit anglez nuk e ka harruar Cristiano Ronaldon

15 Nëntor 2023, 10:30 Nga DOSJA

Nuk u mendua fare, Rooney zgjedh figurat më të rëndësishme

ANGLI - Wayne Rooney, 38 vjeç, është një nga figurat më të mëdha në historinë e Manchester United. Ai luajti në 559 ndeshje për “Djajtë e Kuq” dhe shënoi 253 gola, duke u bërë një hero në “Old Trafford”.

I pyetur për katër emrat kryesorë në historinë e klubit nga “Old Trafford”, Rooney u tregua i sinqertë dhe nuk u menduar fare.

"Shumë njerëz mund të jenë në këtë grup, por nëse më duhet të zgjedh, nuk mund ta harroj Sir Alex Ferguson. Është e detyrueshme që ai të jetë atje. Pastaj, mendoj se Cristiano Ronaldo duhet të shfaqet, nuk duhet të mungojnë Ryan Giggs dhe George Best”, zbuloi ai për mikrofonat nga ‘Morning Footy’ i CBS.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll