Politike

PD akuza Ramës për Kajmakun:I ke dalë zyrtarisht në mbrojtje, por ai s’ka shpëtim (VD)

31 Tetor 2019, 11:24 Nga DOSJA
PD akuza Ramës për Kajmakun:I ke dalë zyrtarisht në

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi  me anë të një deklarate zyrtare ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron kryetarin e Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku.

Çupi u shpreh para medieve se Edi Rama tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes, pasi vazhdon të mbrojë Kajmakun edhe pasi prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. Po Çupi theksoi se për Agim Kajmakun nuk ka shpëtim dhe se fshehja pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një qëndrim prej burracaku i Edi Ramës.

Partia Demokratike i ka kërkuar ditën e djeshme Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë për shkarkimin kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut.  Prokuroria e Përgjithshme vërtetoi pas përgjigjes që ka ardhur nga Interpol Greqia dhe Interpol Tirana, se Agim Kajmaku është Jorgo Toto. Agim Kajmaku fshehu arrestimin dhe nuk e deklaroi kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30-qershorit.

Prej disa javësh, demokratët kanë akuzuar Agim Kajmakun se është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur. Kajmaku i ka mohuar akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI: 

Sot bëhen 3 ditë që Edi Rama është zyrtarisht në mbrojtje të Agim Kajmakut, i cili fshehu me qëllim arrestimin e tij në Greqi disa vjet më parë me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar Agim Kajmakun që në momentin, kur prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur krimin për të cilin ishte arrestuar dhe ishte në kërkim në Greqi dhe në kërkim europian deri pak kohë më parë.

Duke mbajtur në detyrë një funksionar të lartë publik që shkel ligjin, që kryen vepra të rënda penale dhe mashtron qytetarët, Edi Rama tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi Rama ka qenë në mbrojtje të Agim Kajmakut, edhe pse e dinte se ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. 3 javë më parë, Edi Rama e mbrojti atë edhe publikisht.

Qendrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral. Për ta ligji nuk ka vlerë, kur cënon pushtetin e tyre.

Duke kandiduar persona me të kaluar kriminale, si në Shkodër, Vorë apo Vaun e Dejës, Edi Rama dëshmon se nuk ka ndërmend të marrë seriozisht plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që është e vetmja rrugë për të hapur derën e mbyllur të Europës për të katërtën herë radhazi.

Marrja në mbrojtje e Agim Kajmakut, siç ka bërë më çdo kriminel tjetër që ka futur në politikë, dëshmon, gjithashtu, se Edi Rama as nuk ka bërë ndonjëherë shtet, as nuk ka ndërmend të respektojë shtetin ligjor. Në shtetin e Edi Ramës ligji nuk është I barabartë për të gjithë. Njësoj si në “Fermën e kafshëve” të Orëellit, kriminelët e Edi Ramës, janë më të barabartë se qytetarët e zakonshëm. Ata janë të paprekshëm, veçanërisht nëse janë politikanë apo klientë biznesi të Edi Ramës.

Fshehja pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një qendrim prej burracaku i EdI Ramës. Ai e di shumë mirë se, siç thotë Zëri I Amerikës, për Agim Kajmakun nuk ka shpëtim.

Edi Rama e di, po aq mirë, se shumë shpejt do t’I vijë rradha edhe atij!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd për agim kajmakun arrestimi i agim kajmakut ne greqi dhurata cupi edi rama akuzat e pd për agim kajmakun arrestimi i agim kajmakut ne greqi dhurata cupi edi rama

Sondazh

Poll