Politike

Sherr te “Ligjet”/ Murrizi kërkon festë kombëtare për Kongresin e Lushnjes, kundërshton Hyseni. Manja përplaset me Ali

31 Tetor 2019, 09:40 Nga DOSJA
Sherr te “Ligjet”/ Murrizi kërkon festë kombëtare

Tiranë- Mblidhet Komisioni i Çështjet Ligjore ku po bëhen diskutime për Festat Zyrtare.  Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar që data kur është mbledhur Kongresi i Lushnjes të shpallet festë Kombëtare siç është 28 nëntori apo festat e tjera. Ai ka kërkuar që 21 janari të shpallet Festë Zyrtare.

Menjëherë filluan debatet mes tij, Alket Hysenit, Adriatik Alimadhit dhe Ulsi Manjës.  Alket Hyseni ishte i pari i cili u shpreh se edhe një festë tjetër zyrtare rëndon buxhetin e shtetit.

Propozimi për të shpallur 21 janarin si festë zyrtare ka qenë një nismë më e hershme. Kongresi i Lushnjës është një moment me rendësi në histori. Çdo vend ka një numër limit të festave zyrtare. Kemi 14 festa, më shumë se çdo vend i rajonit. Përcaktimi i festës, ditë pushimi për institucionet shoqërohet me efekte financiare. Një dite tjetër feste zyrtare rëndon buxhetin”, u shpreh ai.  Por Murrizi theksoi se 1 ditë festë më shumë, kushton shumë më pak se një PPP që jep qeveria.

Në vijim të mbledhjes nuk mungoi edhe një përplasje mes Adritaik Alimadhit dhe Ulsi Manjës, pasi deputeti e quajti PS si parti kriminale.Menjëherë Manja i hoqi fjalën dhe tha që të respektojë etikën.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi debati për festat zyrtare myslim murrizi sherr te ligjet adriatik alimadhi debati për festat zyrtare myslim murrizi sherr te ligjet

Sondazh

Poll