Politike

Plas sherri të Ligjet, Murrizi kërkon festë kombëtare për Kongresin e Lushnjes, Hyseni: Skemi aq lekë, na rëndon buxhetin

31 Tetor 2019, 10:23 Nga DOSJA
Plas sherri të Ligjet, Murrizi kërkon festë kombëtare

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar që data kur shtë mbledhur Kongresi i Lushnjes të shpallet festë Kombëtare siç është 28 nëntori apo festat e tjera.

Kjo gjë ka bërë që të hapet debat në Komisionin e Ligjeve, ku po shqyrtohet projektligji për festat zyrtare.

Deputeti socialist Alket Hyseni iu përgjigj Murrizit duket e vlerësuar Kongresin e Lushnjes, por që sipas tij rëndon buxhetin pasi nuk ka aq shumë para.

Debati i plotë

Myslim Murrizi: Dua që 21 janari të shpallet festë kombëtare. Për rëndësinë që ka kjo datë duhet të shpallet festë kombëtare ashtu siç është 28 nëntori apo festat e tjera.

Alket Hyseni: Propozimi për të shpallur 21 janarin si festë zyrtare ka qenë një nismë më e hershme. Kongresi i Lushnjës është një moment me rendësi në histori. Çdo vend ka një numër limit të festave zyrtare. Kemi 14 festa, më shumë se çdo vend i rajonit. Përcaktimi i festës, ditë pushimi për institucionet shoqërohet me efekte financiare. Një dite tjetër feste zyrtare rëndon buxhetin

Myslim Murrizi: Kjo është një kërkesë që më ka ardhur nga 41 anëtarë të këshillit bashkiak të Lushnjës. Ata që kanë shkruar 5 libra e barazojnë një më një me 28 nëntorin. Asnjë festë zyrtare nuk e ka rëndësinë e Kongresit të Lushnjës…

Më 21 janar në vitin 1920 u Mblodh Kongresi i Lushnjës në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alket hyseni komisioni i ligjeve myslim murrizi alket hyseni komisioni i ligjeve myslim murrizi

Sondazh

Poll