Politike

Rudina Hajdari merret në mbrojtje pas kërcënimit me jetë, deputetja: Jashtë Kuvendit s’më duhet truproja

31 Tetor 2019, 10:07 Nga DOSJA
Rudina Hajdari merret në mbrojtje pas kërcënimit me jetë,

TIRANË– Kryetarja e Grupit Demokrat, Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje vetëm tre ditë pasi deklaroi në Kuvend se është kërcënuar me jetë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Hajdarit i është caktuar një punonjës Garde për tu kujdesur për sigurinë e saj.

Vetë deputetja ka deklaruar se Kuvendi i ka rritur masat e sigurisë por që jashtë Kuvendit ajo mund të lëvizë edhe pa truprojë.

Brenda Kuvendit janë rritur msasat e sigurisë. Jashtë Kuvendit unë lëviz pa truprojë,”– është shprehur Hajdari në një deklaratë për mediat.

Në seancën plenare të Kuvendit që u mbajt ditën e hënë Rudina Hajdari deklaroi nga foltorja se ishte kërcënuar në zyrën e saj. Ajo bëri me dije se i kishte dërguar një kërkesë Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit pa treguar emrin e personit që e ka kërcënuar.

Deputetja kërkoi që të merren sa më shpejt masat që deputetët të kontrollohen para se të futen në Kryesinë e Kuvendit, pasi sipas saj në atë institucion mund të ketë edhe viktima.

Në lidhje me këtë kërcënim të Hajdarit ishte Ligoraq Karamelo ai, i cili zbuloi se pas kërcënimit të deputetes qëndron Korab Lita.

Ndërsa Lita u shpreh për gazetarët se nuk mban aspak përgjegjësi për këtë dhe se Karamelo duhet ta provojë këtë akuzë ndryshe duhet të përballet me gjykatën.

Ndërkohë kujtojmë se opozita e re në Kuvend është përçarë pasi disa ditë më parë u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar.

Kolegët larguan Rudina Hajdari dhe në vend të saj erdhi Korab Lita, me argumentin se vetë deputetja kishte dhënë dorëheqjen gojarisht. Vetë kryetarja Rudina Hajdari kundërshtoi këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetja rudina hajdari korab lita ligoraq karamelo deputetja rudina hajdari korab lita ligoraq karamelo

Sondazh

Poll