Politike

Shkrihet struktura e PS-së në Shkodër/ Arben Pëllumbi: Vendim i kryesisë(VD)

31 Tetor 2019, 08:54 Nga DOSJA
Shkrihet struktura e PS-së në Shkodër/ Arben Pëllumbi:

SHKODËRShkrihet struktura e PS-së në Shkodër. Këtë gjë ka deklaruar se deputeti Arben Pëllumbi, njëherazi koordinator i Shkodrës, pas mbledhjes me dyer të mbyllura të PS-së, ku theksoi se ky ishte një vendim i kryesisë së PS-së.

“Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvendëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha bashkitë e vendit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër meqenëse nuk i kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës.”, është shprehur deputeti Arben Pëllumbi pas mbledhjes.

Sa u përket mos largimit të Voltana Ademit nga Bashkia ai u shpreh se vetëm  kreu i shtetit Ilir Meta mund të zgjidhë ngërçin e krijuar në Bashkinë e Shkodrës.

Deputeti  u ngacmua nga gazetarët  edhe në lidhje me ngërçin për emërimet e drejtorëve në Shkodër. Ai u shpreh se kanë ngritur një grup qytetarësh të spikatur, të cilët janë duke bërë propozimet e tyre për emra që ata mendojnë se mund të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetarëve të Shkodrës për të drejtuar institucionet.

Unë e kuptoj që edhe kjo pjesë ka një rëndësi të madhe sepse pikërisht ka të bëjë me shërbimet që ofron administrate ndaj qytetarëve të Shkodrës por edhe më gjerë. Por nuk është pjesë e kësaj bisede sot, nuk është pjesë e këtij takimi sot. Ne kemi ngritur një grup qytetarësh të spikatur ndofta edhe një cikë më i gjerë se kaq, të cilët janë duke bërë propozimet e tyre për emra që ata mendojnë se mund të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetarëve të Shkodrës për të drejtuar institucionet qofshin ato shtetërore qofshin locale. Në këtë consensus pak të gjerë sigurisht fjala e fundit i takon qeverisë, i takon ministrave, i takon kryeministrit, në dijeninë time është një proces që po zhvillohet. Duhet të kuptoni dhe të mirëkuptoni që nuk është një proces i lehtë se po të ishte I tillë bëhej me një të rënë të lapsit. Po përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme për të dhënë përfaqësuesit më dinjitoz, qoftë për PS-në qoftë edhe për drejtuesit e administratës.

(j.v/a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben pëllumbi debate ne mbledhjen e ps mbledhja e ps ne shkoder shkrihet struktura e ps-së në shkodër arben pëllumbi debate ne mbledhjen e ps mbledhja e ps ne shkoder shkrihet struktura e ps-së në shkodër

Sondazh

Poll