Sport

Totti, i gatshëm për një post të drejtues te Roma, por… “Nuk ka dëshirë nga ana tjetër”

Figura nga emblema e kryeqytetit italian, komentoi edhe një herë mundësinë e marrjes së një posti drejtues në klubin roman

14 Nëntor 2023, 17:29 Nga DOSJA
Totti, i gatshëm për një post të drejtues te Roma,

ITALI - Një emër i madh në futbollin italian dhe AS Roma, Francesco Totti, është rikthyer këtë të hënë për të komentuar mundësinë për të marrë një rol në klub. 

Edhe pse ky është një skenar, që është vënë në dukje prej kohësh nga shtypi transalpin, ish-futbollisti, numri 10 i përjetshëm dhe kapiteni i ‘verdhekuqve’, e bëri të qartë sot se, pavarësisht se është plotësisht i disponueshëm për t'i shërbyer klubit, vullneti i drejtuesve nuk është në këtë moment i pajtueshëm me të tij. 

"Unë gjithmonë përgjigjem në të njëjtën mënyrë, kur njerëzit më pyesin për këtë. “Martesat” i bëjnë dy vetë. Por tani për tani nga ana tjetër nuk ka një dëshirë të tillë. Por nëse është e nevojshme, do të jem gjithmonë këtu dhe do të jap gjithçka për Romën, si gjithmonë”,- ka thënë ai në një prononcim të cituar nga ‘Radio TV Serie A’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll