Sport

Botërori U17/ Brazili fitoi 9-0 me Kaledoninë, në një ndeshje ku bëri... 81 gjuajtje në portë!

Pavarësisht rekordit historik, vetëm 23 gjuajtje ishin në portë

14 Nëntor 2023, 15:02 Nga DOSJA
Botërori U17/ Brazili fitoi 9-0 me Kaledoninë, në një

BRAZIL - Këtë të martë, Brazili ka arritur një rekord historik në Kupën e Botës U-17, me fitoren 9-0 ndaj Kaledonisë së Re. 

Përveçse nuk e ka pasur të vështirë ta shpartallojë kundërshtarin, është e natyrshme të thuhet se skuadra braziliane mund të kishte fituar ndeshjen me një diferencë më të madhe, pasi realizoi në total... 81 gjuajtje!

Pavarësisht numrit dërrmues, vetëm 23 gjuajtje nga ata 81, ishin në portë. Golat për Brazilin, i cili gjithashtu shënoi 78% posedim të topit, i shënuan Rayan (28' dhe 51'), Estavão (39'), Luighi (44'), Kauã (46', 86' dhe 90'+4), Vitor Reis (55') dhe João Cunha (61').

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll