Sport

Leo Messi ‘rikthehet’ te Barcelona…

Pas fitimit të tij të tetë të “Topit të Artë”, marka sportive që e vesh atë ka zgjedhur të vendosë një reklamë gjigante të ish-lojtarit të Barçës në hyrje të Av. Diagonal

14 Nëntor 2023, 11:27 Nga DOSJA
Leo Messi ‘rikthehet’ te Barcelona…
Imazhi i Leo Messit me tetë unazat, në Av.Diagonal në Barcelonë

SPANJE - Pavarësisht largimit nga FC Barcelona në verën e vitit 2021 kundër dëshirës së tij, Leo Messi ende e ka zemrën te Barça dhe në Barcelonë. 

Kjo u dëshmua sërish si me fjalimin e tij gjatë prezantimit të tij të tetë të “Topit të Artë”, ashtu edhe në konferencën e mëpasme për shtyp, ku lavdërimet e tij për Barçën ishin të vazhdueshme dhe ai e bëri të qartë se sapo të mbaronte koha e tij në Shtetet e Bashkuara, ai synon të kthehet për të jetuar në shtëpinë e tij në Castelldefels dhe se do të donte të lidhej sërish me Barçën. 

Në pritje të asaj që do të sjellë e ardhmja, sapo të përfundojë aventura e tij me Inter  Miami, marka sportive që e vesh tashmë e ka bërë atë të 'kthehet' dhe të jetë prezent në Barcelonë, në formën e një imazhi gjigant.  vNë hyrjen e Av. Diagonal me të tetë “Topat e Artë” që argjentinasi ka fituar, i fundit vetëm dy javë më parë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll