Sport

Simeone me superlativa për Griezmann: “Ai është një ‘institucion’ në klub”

“Antoine është një futbollist që do të mbetet në historinë e Atléticos”,- tha kreu i “bardhekuqve” madrilène.

14 Nëntor 2023, 10:50 Nga DOSJA
Simeone me superlativa për Griezmann: “Ai është një

SPANJE - Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone foli shumë mirë për sulmuesin Antoine Griezmann, i cili shënoi një gol dhe një asist në fitoren ndaj Villarrealit (3-1).

“Krahasimet nuk janë kurrë të mira sepse janë shumë delikate, por duke qenë se unë jam trajner i skuadrës për një kohë të gjatë mund të them se, Antoine është një lojtar që do të mbetet në historinë e Atléticos. Për shkak të numrit të golave ​​që ka shënuar dhe shpresojmë se do të vazhdojë të shënojë, sepse ai është ‘institucion’ i klubit”,- tha Simeone.

 “Ne kemi nevojë për të. Shpresojmë që pas ndeshjeve të kombëtareve të rikthehet në të njëjtën formë dhe të vazhdojë të jetë një lojtar vendimtar për ekipin”,- tha trajneri argjentinas.

Antoine Griezmann, i cili është 32 vjeç, ka shënuar tashmë 169 gola për Atlético Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll