Sport

Ka ndryshuar rregullorja/ “La Roja” e pret krahëhapur Yamal, talentit të Barçës i duhen dhe dy ndeshje që të bëhet “spanjol”

Spanja kërkon ta bllokojë lojtarin përgjithmonë, pasi ndihet e kërcënuar nga Maroku

14 Nëntor 2023, 11:57 Nga DOSJA
Ka ndryshuar rregullorja/ “La Roja” e pret krahëhapur Yamal,

SPANJE - Kombëtarja e Spanjës e ka pritur krahëhapur Lamine Yamal, i munguar për shkak dëmtimi në ndeshjet e tetorit kundër Skocisë në Seville dhe ndaj Norvegjisë, në Oslo. Anësori i Barcelonës është dy ndeshje larg bllokimit nga kombëtarja spanjolle, me të cilën vendosi të luajë, pasi e përjashtoi aktivizimin me vendin e babait të tij, Marokun.

Lamine Yamal, e lindur në Esplugas de Llobregat dhe i aktivizuar me ekipet e të rinjve me Spanjën, mori një ftesë nga Maroku për të luajtur me ta, por talenti i Barçës vendosi, pa asnjë dyshim, ta luajë me Spanjën. Tani ai është dy ndeshje larg lidhjes me kombëtaren “La Roja” siç parashikohet në rregulloren e FIFA-s.

FIFA, së fundi, ka miratuar një modifikim të rregullit mbi aktivizimin e futbollistëve për të konkurruar për një ekip të dytë kombëtar, me kusht që kjo nuk mund të bëhet nëse “ata kanë luajtur maksimumi tre herë për ekipin e pare, përpara se të mbushin 21 vjeç, duke përfshirë ndeshjet kualifikuese (...) Pjesëmarrja e fundit me ekipin e pare, duhet të ishte tre vjet më parë dhe nuk lejon ndryshimin e atyre që kanë përfaqësuar vendin e tyre në kompeticionet si Kupa e Botës”.

Yamal, i cili bëri debutimin e tij me kombëtaren spanjole kundër Gjeorgjisë në Granada shtatorin e kaluar, tani do të duhet të luajë me kombëtaren spanjole, në ndeshjet në Qipro dhe Valladolid.

Nga ana tjetër, Lamine Yamal ishte gjithashtu objekt i dashurisë nga shokët e tij, veçanërisht i rëndësishëm ishte përqafimi që lojtari i Real Madridit Joselu i bëri atij, kur ai mbërriti në kampin stërvitor. Pikërisht gjestet si ai Joselut, vlerësohen shumë nga Luis de la Fuente, pasi trajneri mendon se kështu bëhet ekip kombëtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll