Sport

Historia "filmike" e rastit! Diktatori ndaloi kombëtaren e vendit të tij që të kualifikohej për në Botëror...

Isaias Afwerki, njeriu i parë i Eritresë, vendosi që kombëtarja e vendit të tij, të mos ketë të drejtë të luajë në kualifikueset për Botërorin 2026 për shkak të frikës së dezertimit të lojtarëve.

14 Nëntor 2023, 08:30 Nga DOSJA

AFRIKE - Ngjarje të ndryshme kanë ndjekur sportin në njëqind vitet e fundit. Për fat të keq, përshtypja është disi më e shëmtuar, por historia që vjen nga Afrika i kalon kufijtë e normales... 

Në vitin 1991, Eritrea fitoi pavarësinë kur u shkëput nga Etiopia. Është një nga vendet më të reja dhe më të varfra në botë. Për një vend që e do futbollin, ka një ekip kombëtar, por nuk lejohet të konkurrojë për shkak të vendimit të autoriteteve vendimmarrëse.

Eritreasit kishin shpresuar të kualifikoheshin në Kupën e Botës 2026, por FIFA konfirmoi se kombëtarja e Eritresë ishte tërhequr. Arsyeja nuk u shpreh, por mediat vendase raportuan se bëhej fjalë për frikën e dezertimit. Po, mirë e keni lexuar, autoritetet në Eritrea kanë frikë se lojtarët e kombëtares do të kërkojnë azil politik pas ndeshjes dhe do të largohen përgjithmonë nga vendi. 

Kjo nuk do të ishte hera e parë, pasi katër vite më parë në kualifikueset e Kupës së Botës në Katar, dhjetë futbollistë kërkuan azil, pasi kombëtarja e Eritresë vizitoi Botsvanën. Ata nuk u kthyen më dhe gjithçka shkaktoi një skandal të madh dhe hodhi një njollë mbi diktatorin Isaiah Afwerki. 

Historia "filmike" e rastit! Diktatori ndaloi kombëtaren e vendit

Afwerki ka qenë në krye të Eritresë që nga viti 1991, pra që nga pavarësia. Ai konsiderohet si një nga diktatorët më të këqij të të gjitha kohërave dhe sipas disa hulumtimeve, vendi i tij është në vendin e fundit të lirisë. Pas Koresë së Veriut! E gjithë kjo pasohet nga shkalla e krimit dhe varfërisë. 

Sipas mediave afrikane, regjimi diktatorial e ndaloi kombëtaren të garonte në kualifikuese. Arsyeja është e qartë - Afwerki nuk dëshiron një përsëritje të skandalit të vitit 1991. Kujtojmë se sezonin e kaluar Eritrea nuk ka konkurruar as në kualifikueset për Kupën e Kombeve Afrikane në Bregun e Fildishtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll