Sport

“Euro 2024”/ Cirk në grupin “G” - bullgarët shkaktojnë kaos në UEFA! Ndeshja ndaj hungarezëve është pikëpyetje...

Ka mundësi që Bullgaria të mos e mirëpresi kombëtaren hungareze më 16 nëntor. Ende nuk dihet ku dhe kur do të luhet

14 Nëntor 2023, 10:23 Nga DOSJA

“Euro 2024”/ Cirk në grupin “G” - bullgarët

ZVICER - Problemet nuk ikin kurrë vetëm... Gjendja në Federatën e Futbollit të Bullgarisë është katastrofike!  Shumë menduan se shkarkimi i Mladen Krstajic nga posti i trajnerit do të sillte përmirësim, por kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, problemet po shtohen dita-ditës dhe siç raportojnë mediat bullgare, ndeshja kundër Hungarisë, e planifikuar për më 16 nëntor edhe mund të anulohet. 

Arsyeja? Federata e Futbollit të Bullgarisë ka kërkuar nga UEFA që ndeshja të mos luhet në Sofje, por në Plovdiv. Leja ka ardhur nga UEFA, por problem është rikonstruksioni i stadiumit në qytetin e përmendur. Kryetari i bashkisë së Plovdivit ka refuzuar të nënshkruajë për zhvillimin e ndeshjes, pasi nuk është i sigurt të organizohet ndeshja për shkak të punimeve të rinovimit, në pjesë të caktuara të stadiumit. 

“Euro 2024”/ Cirk në grupin “G” - bullgarët

Nga ana tjetër, Federata Bullgare e Futbollit nuk heq dorë nga synimi për ta luajtur në Plovdiv, ndërsa mediat vendase raportojnë se ndeshja edhe mund të mos luhet atje. Nëse kjo ndodh, hungarezët do të merrnin tre pikë në tabelën dhe do të kualifikoheshin në Kampionatin Evropian. 

Kujtojmë se Federata e Futbollit të Bullgarisë vendosi që ndeshja kundër Hungarisë të mos luhet në Sofje, për shkak se ishin paralajmëruar demonstrata të tifozëve për shkak të rezultateve katastrofike të kombëtares. Për këtë arsye u vendos që ndeshja të zhvendoset në Plovdiv dhe të luhet pa praninë e publikut!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll