Aktualitet

Qëlloi me armë ndaj dy personave në Tiranë dhe një tjetri në Luksemburg, nis gjyqi ndaj Aldo Gjinit

Emri i tij doli së fundmi, edhe në rastin “Pizza Connection” në Saarbrücken, ku ishte përfshirë në trafikun e kokainës.

14 Nëntor 2023, 14:11 Nga A.B
Qëlloi me armë ndaj dy personave në Tiranë dhe një
Aldo Gjini

LUKSEMBURG- Aldo Gjini do të dalë sot para gjykatës së qarkut të Luksemburgut për tentativë vrasje. Ai dyshohet se ka qëlluar një person tjetër në vitin 2020 në Remich, të Luksemburgut. Pasditen e së martës, para gjykatës së qarkut të Luksemburgut fillon gjyqi i Aldo Iamandi (Gjini), i cili u vendos në shkurt 2021 në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë.

Ai kërkohej për tentativë vrasje në Luksemburg. Iamandi u arrestua përfundimisht në fund të vitit 2021 në qendër të Brukselit. Aldo akuzohet se ka qëlluar një burrë dhe e ka plagosur rëndë në këmbë në nëntor 2020 pranë urës kufitare në Remich.

Gjini kërkohet në Shqipëri pasi në 24 korrik 2021 plagosi me armë në Tiranë Altin Gjokën 32-vjeç dhe Jetmir Marashin 28-vjeç. Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për pengmarrje. Më 20 shkurt të atij viti, bashkë me një tjetër shqiptar, Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini morën peng një person, e çuan në rrugicat e grumbullimit të Grottammare dhe e dhunuan. Shkak në atë kohë u raportua se ishte bërë ndarja e territoreve për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vitin 2016, Aldo Gjini u arrestua bashkë me të vëllanë, Andis Gjini dhe një mikun e tyre, Kelvin Strati. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande të lëndëve narkotike, pasi furnizonin me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Ascoli Piceno. Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë shisnin rreth 1 kilogramë kokainë në muaj dhe sigurisht shumë më shumë marijuanë.

Emri i tij doli së fundmi, edhe në rastin “Pizza Connection” në Saarbrücken, ku ishte përfshirë në trafikun e kokainës./Dosja.al

aldo gjini

Sondazh

Poll