Politike

“Duhet vendimarrje politike”/ Bardhi komenton pezullimin e statutit të Bashës nga gjykata: Duhet ta zhdukim vet konfliktin

Bardhi tha se ka ardhur koha e vendimeve të guximshme të cilat duhet të shkojnë përtej gjykatës, që sipas tij nuk i takon kjo çështje.

14 Nëntor 2023, 13:55 Nga h.k
“Duhet vendimarrje politike”/ Bardhi komenton pezullimin e statutit
Gazment Bardhi

TIRANË-Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, ka dhënë komentin e tij ditën e sotme në lidhje me vendimine  gjykatës në lidhje me pezullimin e statutit të Bashës në Shator. Sipas Bardhit, edhe ky shënonte një rast humbje për Bashën dhe nga ana tjetër ai theksoi se “vetë deputetët e opozitës e kanë në dorë këtë çështje”.

Bardhi tha se ka ardhur koha e vendimeve të guximshme të cilat duhet të shkojnë përtej gjykatës, që sipas tij nuk i takon kjo çështje.

Gazetari: Dje nuk u miratuan ndryshimet statutore dhe gjykata e pezulloi çështjen keni një koment për këtë?

BardhiKjo do të thotë që ne duhet të shkojmë në vendimarrjen politike që të bashkojmë opozitën dhe të zhdukim konfliktin. Mendoj që nuk i takon gjykatave, kjo çështje duke qenë se thellësisht është politike. Besoj ju e dini qëndrimin tim, ku mendoj se duhet të merret një vendim i madh politik. Absolutisht opozita është e bashkuar në parlament dhe jashtë parlamentit. Çdo deputet ka të drejtë të takoj qytetarët.

gazmet bardhi mbledhja e grupit te pd

Sondazh

Poll