Politike

“Herën e fundit që e pashë ishte kur votoi rrogat e Kushtetueses”/ Bardhi: Bashën se di ku është, kërkojeni

Bardhi tha se mban të njëjtin qëndrim, që sipas tij nëse “e ndjen veten që është opozitar të bashkohet”.

14 Nëntor 2023, 13:52 Nga h.k
“Herën e fundit që e pashë ishte kur votoi rrogat e
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së sotme me deputetët e opozitës. Bardhi është pyetur njëlloj si Berisha në lidhje me hapjen e frontit opozitar deri në bashkim me Lulzim Bashën.

Bardhi tha se mban të njëjtin qëndrim, që sipas tij nëse “e ndjen veten që është opozitar të bashkohet”. Ai nga ana tjetër shtoi në fjalën e tij se Basha ka humbur prej disa kohësh dhe se hera e fundit që Bardhi e ka parë, ishte dita kur u votuan rrogat e Gjykatës Kushtetuese.

"Kushdo, besoj e di se qëndrimi im është publik, kush ndihet në opozitë me Edi Ramën të bashkohet me frontin opozitar. Pyetjen bëjani zotit Basha. Nëse është fshehur kërkojeni. Nuk është misioni im të kërkoj të humburit. Pyeteni zotin Basha nësë ndihet në opozitë apo jo. E kam parë të vraponte për votimin e votave të Gjykatës Kushtetuese për herë të fundit. Ishte një votim që çimentonte raportin e Ramës me Kushtetuesen."-tha Bardhi. 

gazment bardhi mbledhja e grupit te pd

Sondazh

Poll