Aktualitet

Dënohet ish-SEKRETARJA e Ministrisë së Shëndetësië, GJKKO zbardh vendimin për Joana Duron

GJKKO ka zbardhur sot vendimin lidhur me ish-Sekretaren e ish-Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për ndërhyrje në tender dhe shpërdorim detyre, pas kapjes në flagrancë.

13 Nëntor 2023, 16:00 Nga h.k
Dënohet ish-SEKRETARJA e Ministrisë së
Joana Duro

TIRANË-Joana e Duro, ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro është dënuar me 4 vite burg sot nga GJyka e Posaçme.

GJKKO ka zbardhur sot vendimin lidhur me ish-Sekretaren e ish-Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për ndërhyrje në tender dhe shpërdorim detyre, pas kapjes në flagrancë. Për Duron u vendos edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post, u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Duro dhe Shteto i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërkohë që sipas SPAK, nga audio përgjimet për ryshfetin e marrë nga zyrtarja e lartë, rezultojnë të dhëna për dyshime për abuzime me fondet shtetërore, ku punonjës me funksione shtetërore përcaktonin fituesit e tenderave kundrejt përfitimeve monetare.

joana duro

Sondazh

Poll