Aktualitet

Mungoi i akuzuari për abuzim me tenderin, shtyhet gjyqi për Lefter Allën

Sot ishte seanca e parë dhe gjykata do të shprehej nëse do të pranonte apo jo gjykimin e shkurtuar që kanë kërkuar 10 prej 12 të pandehurve.

13 Nëntor 2023, 14:50 Nga r.ll
Mungoi i akuzuari për abuzim me tenderin, shtyhet gjyqi për Lefter
lefter alla

TIRANË- Është shtyrë seanca ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, kjo për shkak të mungesës së Dali Gazidedes, një nga të akuzuarit për abuzim me një tender. Gazidede është në arrrest shtëpie. 

Sot ishte seanca e parë dhe gjykata do të shprehej nëse do të pranonte apo jo gjykimin e shkurtuar që kanë kërkuar 10 prej 12 të pandehurve.

Ndaj Lefter Allës, rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.  Vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit.

Erion Isaku akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Për falsifikimin e dokumenteve kanë bashkëpunuar Rasim Daci, Aqif Konesha, Ana Nishku, Dali Gazidedja dhe Kastriot Ibrahimaj. 

Arrestimi i tyre u bë në mars të këtij viti pasi akuzohen se kanë favorizuar në garën e tenderave të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe në Lagjen e vjetër të qyteti të Bulqizë me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor.

lefter alla dali gazidede

Sondazh

Poll