Aktualitet

Po montonte një pajisje në një ndërtesë në Vlorë, 57-vjeçari bie nga lartësia, transportohet drejt Traumës

Sipas informacioneve, 57-vjeçari po transportohet drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar.

13 Nëntor 2023, 15:21 Nga r.ll
Po montonte një pajisje në një ndërtesë në
foto ilustruese

VLORË- Një 57-vjeçar në Vlorë ka rënë nga lartësia, teksa po montonte një pajisje në një ndërtesë dhe si pasojë është dëmtuar.

Sipas informacioneve, 57-vjeçari po transportohet drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar.  Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 13:40, në lagjen “Partizani”, shtetasi I. Gj, 57 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 57-vjeçari po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

vlore

Sondazh

Poll