Aktualitet

Tmerrohen banorët! Gjendet kufoma e një gruaje në plazhin e Durrësit, Policia: Dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det

Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

13 Nëntor 2023, 13:01 Nga A.B
Tmerrohen banorët! Gjendet kufoma e një gruaje në plazhin e
Plazhi

DURRËS- Banorët që jetojnë pranë plazhit në Durrës kanë pikasur ditën e sotme një trup të pajetë. Kufoma është pikasur në zonën e sektorit Iliria. Policia dyshon se gruaja është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

trup i pajete ne durres durres

Sondazh

Poll