Aktualitet

Ishte pjesë e atentatit ndaj ish-prokurorit, Gjykata rrëzon kërkesën e Marsel Deckës për masë më të lehtë sigurie

Ai dyshohet se ka konsumuar elementët e figurave të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

13 Nëntor 2023, 14:01 Nga r.ll
Ishte pjesë e atentatit ndaj ish-prokurorit, Gjykata rrëzon
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Marsel Deckës një prej të akuzuarve për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arian Ndoja. Decka kërkoi në gjykatë një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit, kërkesë e cila është rrëzuar.

Ai dyshohet se ka konsumuar elementët e figurave të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Bashkim Haxhija, Genti Nderjaku, Marsel Deçka dhe Endrit Sinani dhe Julian Pjetri u arrestuan më 23 janar ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim në një operacion të shtrirë në Fushë-Krujë, Durrës dhe Tiranë, pasi dyshohet se janë përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Kur kanë kaluar më shumë se tre vite nga atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe një personazhi të njohur të botës së krimit i njohur si Rrumi i Shijakut, ku të dy mbetën të plagosur, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën, SPAK dhe policia në bazë të dëshmive dhe përgjimeve të personave të implikuar në këtë vrasje arriti të zbardhë ngjarjen duke identifikuar porositësit, ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoj?

Pasditen e një nëntorit 2019, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën që drejtohej nga Andi Maloku dhe ku pasagjerë ishin prokurori i Durrësit Arjan Ndoj dhe Landi Muharremi, person me precedent të theksuar kriminal. Shoferi Andi Maloku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe dëshmitarë u bënë disa kalimtarë që i erdhën në ndihmë të plagosurve.

arian ndoja marsel decka

Sondazh

Poll