Aktualitet

Dhunimi i 3-vjeçares në Tiranë, MAS publikon LISTËN e kopshteve jo publike të licencuara në të gjithë vendin

Në rrethe rreziku që raste të tilla të përsëriten është më i madh kjo për shkak edhe të kontrolleve më të pakta. Për pasojë kjo neglizhencë u jep mundësinë pronarëve të kopshteve të ushtrojnë aktivitete pa licencë, me një staf të patrajnuar për të qenë edukatorë.

13 Nëntor 2023, 14:42 Nga a.l
Dhunimi i 3-vjeçares në Tiranë, MAS publikon LISTËN e
MAS

TIRANË- Prindërit janë vënë në alarm në lidhje me sigurinë në kopshte pas zbulimit të skandalit të dhunës ndaj një 3-vjeçareje në një nga kopshtet private të Tiranës. 

Në rrethe rreziku që raste të tilla të përsëriten është më i madh kjo për shkak edhe të kontrolleve më të pakta. Për pasojë kjo neglizhencë u jep mundësinë pronarëve të kopshteve të ushtrojnë aktivitete pa licencë, me një staf të patrajnuar për të qenë edukatorë.

Në ndihmë të prindërve, MAS ka detajuar listën zyrtare të kopshteve private që janë të licencuara për të ushtruar këtë aktivitet në të gjithë vendin, ndërkohë që ka konfirmuar nisjen e kontrolleve intensive në çdo qark, për të zbuluar dhe ndëshkuar të gjitha abuzimet që mund të bëhen ndaj të miturve në këto struktura.

“Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte jopublike dhe 67 prej tyre ushtrojnë veprimtari në përputhje me ligjin. 8 kopshte rezultojnë të mos kenë aplikuar për licensimin përkatës dhe dy prej tyre i është refuzuar licensimi”, ka deklaruar ditën e sotme ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka publikuar në faqen e saj zyrtare, Listën e Institucioneve Parashkollore (pra kopshteve, që janë të licensuara nga MAS), listë e cila është në përditësim e sipër.  

Dhunimi i 3-vjeçares në Tiranë, MAS publikon LISTËN e
Lista

mas dhunohet 3-vjeçarja ne kopesht

Sondazh

Poll