Aktualitet

Mori ryshfet për tenderin, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-sekretaren e Shëndetësisë

Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

13 Nëntor 2023, 12:26 Nga A.B
Mori ryshfet për tenderin, SPAK kërkon 4 vite burg për
Joana Duro

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 4 vjet burg për ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me akuzën e “korrupsionit aktiv”. Ndërsa, për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi. Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Të tre të pandehurit akuzohen për “korrupsion aktiv”.

Sipas SPAK, Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dyshohet se ka marrë ryshfet 330 mijë lekë nga specialistja, Laura Sheto për të ndikuar në një prokurim publik për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës./Dosja.al

joana duro

Sondazh

Poll