Art&Argëtim

VIDEO/Rrok, romancë dhe magji, 60 sekonda nga momentet më pikante të ‘Oscars 2019’

4 Mars 2019, 18:40 Nga DOSJA
VIDEO/Rrok, romancë dhe magji, 60 sekonda nga momentet më pikante

Edicioni i 91-të i ‘Academy Awards’ përfundoi të dielën e 24 shkurtit, e cila na lë në memorje mjaft momente pikante nga nate më e madhe e Hollywood-it.

Ceremonia e ‘Oscars’ nisi me një performancë të pabesueshme nga Adam Lambert dhe pjesëtarët e grupit Queen, Brian May dhe Roger Taylor. Muzikantët i bënë homazhe yllit të rrokut, Freddie Mercury me këngën ‘We will rock you’ dhe ‘We are the champions’ duke e ngritur kështu të gjithë sallën në këmbë.

Rami Malek, i cili fitoi Oscar-in si aktori më i mirë me personazh Freddie Mercury në filmin Bohemian Rhapsody, aktorja më e mirë Glenn Closem dhe aktori më i mirë Christian Bale dhe më shumë aktorë u panë ndërsa këndonin dhe kërcenin në teatrin Dolby.

Shfaqja, e cila nuk kishte prezantues, vazhdoi me Bette Midler duke kënduar një interpretim verbues të “The Place Where Lost Things Go” nga Mary Poppins Returns. Megjithatë, performanca më e folur për natën ishte dueti i Lady Gaga dhe Bradley Cooper i “Shallow” nga A Star Is Born.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz momentet pikante te oscars oscars momentet pikante te oscars oscars

Sondazh

Poll