Art&Argëtim

Në Eurovision, Serbia do të përfaqësohet me këngëtaren nga Kosova

4 Mars 2019, 13:10 Nga DOSJA
Në Eurovision, Serbia do të përfaqësohet me

Për rreth 2 muaj shtetet e Europës do të konkurrojnë në festivalin e Eurovison-it, ku pritet që të shpallet kënga më e mirë e 2019-s. Ndërsa Shqipëria do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi, dje Serbia shpalli këngëtaren fituese në festivalin “Beozivija 2019”. Nevena Bozovic, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, është shpallur fituese me këngën “Kruna” (“Kurora”).

Nevena, 24 vjeçe ka lindur në Kosovska në Mitrovicë. Ka mbaruar shkollën e mesme muzikore, ku ka studiuar piano para se të regjistrohej në Akademinë e Muzikës në moshën 16- vjeçare. Këtë vit ajo u specializua në Fakultetin e Muzikës të Universitetit të Beogradit. Ajo është e përkushtuar profesionalisht për muzikën dhe është pjesëmarrësja e vetme në historinë e Konkursit të Këngës në Eurovizion për të përfaqësuar Serbinë si artiste e vetme.

“Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë cilësuar blogerët e Eurovizioni-t fitoren e saj. Fjala “hakmarrje” lidhet me faktin që para pak vitesh Serbia u la jashtë fazës finale.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture eurovision 2019 nevena bozovic serbia ne eurovision eurovision 2019 nevena bozovic serbia ne eurovision

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2019, 11:28

9 ushqimet që furnizojnë trupin me energji

Të quajtura ndryshe super ushqimet, ato përmbajnë proteina, hekur, kalcium, vitaminë C dhe grupin e karbohidrateve komplekse. Veçanërisht përmbajtja e ka...