Art&Argëtim

Ndodh në Shqipëri/ Policja rrugore s’mban mend Kodin Rrugor, hyn dhe e lexon në makinë (VD)

4 Mars 2019, 17:16 Nga DOSJA
Ndodh në Shqipëri/ Policja rrugore s’mban mend Kodin Rrugor, hyn

TIRANË- Perla ka në Shqipëri kjo tashmë dihet. Kështu ka ndodhur edhe sot, në në aksin Lezhë-Tiranë.

Një police e Policisë Rrugore ka ndaluar një autobus, pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policja ndalon shoferin dhe kërkon që të ndalojë mjetin.

Një nga pasagjerët e pranishëm në autobus, Emiljando Kita ka ndarë në Facebook, momentet kur policja ndodhet brenda makinës së policisë dhe nga njëra anë lexon Kodin Rrugor dhe nga ana tjetër plotëson bllokun e gjobave.

Sot u gjenda midis dy problematikave të thella!
Autobuzi që bën rrugën Lezhë-Tiranë ishte i tejmbushur (sot nuk kishte as vend të qëndroje në këmbë).
Ndalet nga policia, e cila i thekson fjalët: “Ka shumë njerëz në autobuz, askush nuk ka biletë, automjeti nuk mund të vazhdojë rrugën etj”
Se si vazhdon sigurisht që e dimë (i forti fiton). U befasova kur policia jo vetëm që nuk dinte kodin rrugor, që është thelbi për një police të tillë, por pa problem fare futet në makinë për të lexuar atë (vonon 7 minuta për të gjetur nenin) dhe del me libër në dorë duke e lexuar me zë të lartë.
Nuk e di ç’po ndodh me policinë, me pronarët e këtyre autobuzëve, por di të them se Lezhjanët ndihen të pasigurtë, të mërzitur, të lodhur, të vjedhur dhe të shkatërruar nga realiteti aktual.”-shkruan qytetari.

Për më shumë ndiqni videon.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale kodi rrugor policia e shtetit kodi rrugor policia e shtetit

Sondazh

Poll