Art&Argëtim

FOTO/ Çfarë rastësie! Pas 12 vitesh në të njëjtin vend, ja çfarë vë re Negin Mirsalehi

4 Mars 2019, 16:41 Nga DOSJA
FOTO/ Çfarë rastësie! Pas 12 vitesh në të

Kjo i ka ndodhur blogeres së njohur Negin Mirsalehi. Ajo ka plot 5.2 milion ndjekës në instagram dhe njihet për stilin e saj e sigurisht për biznesin që e ka nisur vetë e sot numëron miliona shitje.

Negin ka shkuar në Paris dhe ka shpërndarë për ndjekësit e saj një foto ku shfaqet ajo më partnerin e saj në 2007  dhe në 2019. Përveç ndryshimit të madh që ka pësuar blogerja në pamje dhe në stil, vihet  re në foto një rastësi e çuditshme.

Në të dyja fotot të shkrepura në një diferencë prej 12 vitesh në sfond ndodhet një person me veshje të kuqe, në të njëjtin pozicion. Vetë ajo e ka quajtur këtë një koeçidencë të madhe. 

                                                                       

“Ende të fuqishëm në sfidën #10yearschallenge, 2007(hera e parë në Paris bashkë) dhe 2019(sot) vizituam të njëjtin vend. Kjo jam unë, e dashuruar(akoma jam), me flokët stil Shakira, pa tualet dhe 22 kilogramë më pak. Ps. Shikoni xhaketën e kuqe në sfond, një koeçidencë e madhe”,-shkruan blogerja në profilin e saj.

Por jo vetëm kaq. Negin nuk e ka thënë por në foto gjithashtu dallohet nga ana tjetër një person me bluzë të zezë. Të dyja fotot kanë rastisur me sfondin identik. Kjo është një gjë që ndodh rrallë dhe bën shumë përshtypje.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete blogere foto kuriozitet negin mirsalehi rastësi blogere foto kuriozitet negin mirsalehi rastësi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2019, 11:28

9 ushqimet që furnizojnë trupin me energji

Të quajtura ndryshe super ushqimet, ato përmbajnë proteina, hekur, kalcium, vitaminë C dhe grupin e karbohidrateve komplekse. Veçanërisht përmbajtja e ka...