Art&Argëtim

5 ‘Bebat VIP’ shqiptarë më të ndjekur në Instagram

4 Mars 2019, 18:04 Nga DOSJA
5 ‘Bebat VIP’ shqiptarë më të ndjekur në

Personazhe të ndryshëm të showbiz-it shqiptar kanë vendosur që fëmijët të kenë profilin e tyre personal sapo dalin në jetë. Tashmë ‘Bebet Vip’ mund t’i gjejmë në rrjete sociale me adresat e tyre.

Nuk dihet nëse ky vendim i prindërve përkatës, bëhet për përfitime ekonomike, apo është thjesht një dëshirë e tyre. Mund të përmendim disa fëmijë që tashmë disponojnë profilin personal në Instagram.

Roani, djali i Majk dhe Majlinda Zekës ka një faqe Instagrami ku mund të shikojmë foto nga përditshmëria dhe ka 16 mijë ndjekës.

Hana, vajza e Mozzik dhe Loredanës u bë me profil personal sapo doli në jetë dhe ka plot 249 mijë ndjekës në Instagram.

Joni, djali i Adelina Tahirit ka tashmë një profil të tij me plot 25 mijë ndjekës.

Zëri, djali i Elita Rudit dhe Gjikos ka me dhjetra adresa në Instagram, por nuk dihet nëse ndonjëra nga ato menaxhohet nga prindërit e tij.

Tiani, djali i Tunës dhe i Patris Berishës ka një profil me rreth 5 mijë ndjekës por nuk është e sigurt nëse është hapur nga fansat apo nga vetë prindërit.

Lista e personazheve të vegjël VIP sigurisht që nuk është vetëm kaq, ka edhe shumë fëmijë që mund të kenë profile të menaxhuar nga fansa të tyre. Me sa duket në epokën e teknologjisë, ‘gara’ për famë nuk është vetëm për të rriturit.

(R.L/Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bebat vip hana joni roani tiani zëri bebat vip hana joni roani tiani zëri

Sondazh

Poll