Art&Argëtim

Vdes Luke Perry, ikona e televizionit dhe serialit “Beverly Hills, 90210”

4 Mars 2019, 18:20 Nga DOSJA
Vdes Luke Perry, ikona e televizionit dhe serialit “Beverly Hills,

Ikona dhe zemra e televizionit për shumë vite me radhë ka ndërruar jetë mëngjesin e të hënës në Spitalin e Shën Jozefit në Burbank. Bëhet fjalë për Luke Perry, yllin e “Beverly Hills, 90210”, i cili nuk i mbijetoi dot hemoragjisë cerebrale që pësoi të mërkurën e kaluar teksa ndodhej në shtëpinë e tij.

Perry ndërroi jetë në praninë e fëmijëve të tij Jack dhe Sophie, të fejuarës Ëendy Madison Bauer, ish-gruas Minnie Sharp, nënës Ann Bennett, babait Steve Bennett, vëllait Tom Perry, motrës Amy Coder dhe shumë të afërmëve të tjerë.

Doktorët i kishin dhënë shpresa Perry-t duke shpresuar se truri i tij do të luftonte për një mundësi të dytë, por goditja që kishte marrë ishte shumë e fortë.

Luke Perry lindi në Mansfield, Ohajo. Ai pati një karrierë të pabesueshme dhe active në television. Gjithçka nisi me pjesëmarrjen e tij në serialin “Beverly Hills 20910”, në fillim të viteve ’80. Karriera e tij shpërtheu pas rolit të Dylan McKay, në dhjetë sezone. Kohët e fundit ai ka pasur një rol kryesor si babai i Archit në shfaqjen hit të CË, “Riverdale”.

Perry gjithashtu kishte role të shquara në shfaqje si “Një tjetër Botë”, “Oz”, “Jeremiah”, “Windfall”, “John nga Cincinnati” dhe “Body of Proof”.

(f.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 90210 beverly hills luke perry vdes luke perry 90210 beverly hills luke perry vdes luke perry

Sondazh

Poll