Sport

Mircea Lucescu refuzon të nënshkruajë dhe të kthehet në atë vend! "E kam parë me sytë e mi, atje është terrorizëm, është vdekja!"

Mircea Lucescu (78 vjeç) është i lirë nga kontrata e tij, pas dorëheqjes nga Dinamo e Kievit, mirëpo tekniku i njohur rumun specifikoi se ai refuzon të kthehet në Rusi.

12 Nëntor 2023, 11:08 Nga DOSJA

Mircea Lucescu refuzon të nënshkruajë dhe të kthehet në

UKRAINE - Pas një interviste për një botim rus, ‘Il Luce’ u kontaktua nga një tjetër faqe interneti ukrainase dhe trajneri i njohur rumun ndjeu nevojën për të sqaruar faktin se diskutimi me gazetarët rusë ishte rreptësisht për futbollin, jo për politikën, apo luftën.

Më vonë, Lucescu theksoi se nuk bëhet fjalë që të kthehet ndonjëherë në Rusi, pas luftës së nisur nga Vladimir Putin në fillim të vitit 2022, ndërkohë që ai ka drejtuar Zenit St. Petersburg, midis 2016 dhe 2017.

“Së pari, dua të them se intervista ime e fundit ishte vetëm për futbollin, jo për luftën dhe politikën. Nëse do të më pyesnin drejtpërdrejt, për një rikthim të mundshëm në Rusi, do të isha përgjigjur, se nuk do të kthehesha kurrë në një vend që krijon të keqen dhe fillon luftërat.

Mircea Lucescu refuzon të nënshkruajë dhe të kthehet në

Kam punuar këtu, në Kiev, te Dinamo dhe kam parë me sytë e mi të gjitha tmerret e luftës që filloi Rusia. Unë nuk u largova nga ekipi, përgatita lojtarët për sulme ajrore dhe ndihmova në evakuimin e familjeve të tyre.

Unë vetë i ndjeva të gjitha këto, si mund të flitet për kthimin në Rusi? Ëndrra ime kryesore tani është paqja dhe qetësia në Ukrainë. Kjo do të thotë siguri për ukrainasit, stadiume plot dhe prosperitet të këtij vendi të mrekullueshëm.

Edhe një herë dua të them se nuk do të kthehem kurrë të punoj në Rusi. Pasi pashë me sytë e mi në Ukrainë, nuk ka vend për diskutim.

Rusia është terrorizëm, është vdekje dhe dhimbje. Ky vend mori “shtëpinë time të dytë”, Donetskun. Dhe ai donte të merrte edhe të tretën time, Kievin”,- ishte deklarata e Mircea Lucescu, për botimin ukrainas Sport.

Mircea Lucescu refuzon të nënshkruajë dhe të kthehet në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll